Mobile 1: +355 69 71 72 000
  • English
  • Shqip
  • Italian
Uniforma per restorant Kompletoni stafin tuaj me uniformat e sezonit të ri në Maxbrand Albania. 🙂 Modele, ngjyra,
Bluza polo me logo, Tshirt me logo Jelek pune, Kapele, Tshirt me logo
Felpa me zinxhir, Jelek fosforeshent me logo Felpa me zinxhir, Jelek fosforeshent me logo
Kodi i veshjes së biznesit
Kodi i veshjes së biznesit
21.05.2021 | 00:00
Me evolucionin e biznesit "casual”, llojet tradicionale të uniformës po bëhen gjithnjë e më pak të zakonshme dhe kompanitë po praktikojnë një politikë më inovative për veshjet e punës duke u drejtuar kah trendeve bashkëkohore. Një biznes, i ri apo ekzistent, mund të ketë përfitimet e tij dhe potencialisht të duket më tërheqës.Cilat janë benefitet e veshjes së uniformave të punës ?

Nga krijimi i vetëdijes për markën,promovimi i besnikërisë së kompanisë dhe ndërtimi i ekipit, deri te krijimi i një imazhi profesional të markës, mbrojtja e punonjësve dhe eleminimi i ndonjë dileme të kodit të veshjes në punë ka shumë përfitime pas përdorimit të uniformave.
Ne ju vijmë në ndihmë me disa udhëzime të dobishme të cilat mund t’i japin përgjigje pyetjeve tuaja që lidhen me përforcimin e markës suaj.
Në varësi të cilës industri i përket biznesi juaj, të paturit e një uniforme profesionale mund të ndihmojë vërtetë për të rritur markën tuaj dhe njëherazi edhe unitetin e ekipit tuaj të punës.

Më poshtë ju tregojmë fuqinë që mund të ketë uniforma si dhe disa psikologji prapa tyre, e mandej çfarë mund të thotë kjo për biznesin tuaj.

                ◦              Krijon vetëdijen për markën dhe uniformat e kompanisë.

Në shumë raste uniforma përdoret si një mënyrë e reklamimit të një biznesi dhe rrit ndërgjegjësimin e markës. Ky mund të jetë rast i mirë për të dy; bizneset e vogla të cilat vetëm po fillojnë dhe bizneset e mëdha dhe të suksesshme, të cilat prezantohen nëpërmjet markës së tyre. Veçanërisht e rëndësishme për kompanitë fillestare,marketingu më i mirë që mund të bëhet është nëpërmjet uniformave të branduara. Kjo gjë do të kontribojë në përforcimin e markës tuaj si dhe do të rrisë vetëdijen e ekipit tuaj të punës.

A e keni të ngulitur në memorie mollën emblemë të Apple, apo ngjyrën specifike të Telekom? E pra, efekti që mund të krijojë marka është i pabesueshëm dhe roli që luajnë uniformat në krijimin e saj është shumë i madh sepse një markë e mirë-reklamuar bëhet e njohur për klientët dhe u ofron atyre besim dhe siguri. Një identitet i markës mund të krijohet përmes modelit vizual, logos dhe mesazheve të biznesit në formate të ndryshme të marketingut. Konsumatorët do të lidhen me atë identitet të kompanisë por lidhja do të jetë më e fortë nëse brandimi është i reflektuar edhe në uniformat e stafit të asaj kompanie.

                ◦              Promovoni kompaninë ose markën tuaj

Disa biznese zgjedhin të investojnë në veshje pune për të ndihmuar në ndërtimin e imazhit të markës. Kur bëhet fjalë për marketing përmes uniformave tuaja, veshjet e punës të branduara mund të ndihmojnë që personeli të duket profesional dhe i prezantueshëm si për menaxhimin ashtu edhe për publikun. Logoja e biznesit tuaj, ngjyrat e markës dhe emrat e punonjësve, të shkrira në uniforma që marrin jetë nga njerëz që i veshin, bëhen një reklamë”lëvizëse”.  Jo domosdoshmërisht duhet një veshje e plotë, pasi mjafton edhe një bluzë e markës apo një polo a këmishë me logon e biznesit që të jetë po aq e fuqishme sa një uniformë “kokë e këmbë” e branduar.

                ◦              Krijon një imazh profesional të biznesit

Ky është një problem i kohëve moderne lidhur me prezantimin estetik të biznesit në sajë të punonjësve të saj. Dihet tashmë që punonjësit janë imazhi i parë i një kompanie dhe paraqitja e tyre është pashmangshmërisht e lidhur me imazhin e vetë kompanisë. Problemi i shumë sipërmarrësve është se punonjësit e tyre nuk duken shumë profesional dhe nuk lënë përshtypjen që duhet. Uniformat profesionale mund ta eleminojnë këtë çështje dhe të ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë që të gjithë punonjësit të duken të paraqitshëm profesionalisht.

                ◦              Imazhi profesional

Një anë tjetër e imazhit profesional është edhe se ekziston gjithashtu një element i uniformave profesionale që janë të përshtatshme për punën që punonjësit do të kryejnë. Sa më profesionale uniforma, aq më profesional do të ndihet punonjësi.

Kështu psh. Uniforma e një kuzhinieri duhet të jetë një zgjedhje e zgjuar dhe të duket e freskët(për arsye higjenike) kështu që e bardha është ngjyra ideale për t’i ngjarë freskisë dhe pastërtisë. Një agjent shitjeje estetikisht ka më shumë gjasa të arrijë rezultate të mira me klientët nëse prezantohet me një këmishë të loguar dhe që i përshtatet një takimi biznesi. Pra jo vetëm që punonjësit e veshur me uniformë shpesh perceptohen si profesionistë por edhe shihen si të trajtuar mirë. Point up !

                ◦              Promovon prestigjin dhe emrin e kompanisë

Kur bëhet fjalë për uniformat e kompanisë, është e rëndësishme të zbatoni një uniformë që punonjësit të jenë krenarë kur ta mbajnë veshur në trup dhe gjithashtu do të ndihen mirë ta veshin atë rregullisht. Kodet e veshjes ndihmojnë për të përcaktuar se cilat veshje janë të përshtatshme e cilat jo, por jo të gjithë e respektojnë kodin e veshjes ndaj për këtë arsye pamja e përgjithshme mund të duhet pak e paqartë dhe jo shumë e qëndrueshme për markën. Një politikë uniforme është kur kompania zakonisht siguron veshje dhe që do t’i ndihmojë punonjësit të ndihen si përfaqësues të biznesit për të cilin punojnë dhe promovojnë imazhin e asaj kompanie. Një staf estetikisht i veshur në detaje i krijon besim dhe siguri konsumatorit, ndaj, nuk mjafton vetëm një këmishë e bardhë. E rëndësishme është që ajo këmishë bëhet unike nga momenti që ju i mbivendosni një copëz të biznesit tuaj, të asaj çka ju dini të bëni më mirë, një element që t’ju përfaqësojë vetëm ju dhe t’ju identifikojë mes llojit të njëjtë të biznesit. 

Të krijosh dhe ideosh në fashion design është një topik i gjerë. Por të krijosh unikalitet modelesh në një topik kaq specifik sa ç’është kodi i veshjes së punës është art më vete.

Ktheje Uniformën e zakonshme në passaportën e biznesit tënd

Të veshësh bukur stafin e biznesit tënd tregon respekt për biznesin, për ekipin e punës, për konsumatorin vetë.

Ne jemi këtu për biznesin tënd.

Ne krijojmë për ty, me ty. 
 
List of videos